Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të plagosur nga thyerja e xhamave

Pas disa ditëve me diell përvëlues, në disa qytete përfshirë Tiranën, Fierin, Sarandën, Vlorën e Kukësin janë rikthyer reshjet e shiut dhe stuhi të forta ere. Stuhia e fortë në Sarandë shkaktoi dëme në disa zona të qytetit. Mjaftuan vetëm pak minuta reshje dhe erë e fortë që disa pemë të rrëzoheshin, duke bllokuar rrugë dhe dëmtuar automjete.

Probleme u raportuan edhe te bizneset përgjatë shëtitores. Në rrugën përballë stadiumit, një pishë u rrëzua mbi tre automjete. Sipas Urgjencës së Sarandës, tre persona u paraqitën në spital me lëndime të lehta, të shkaktuara nga copëzat e xhamave të thyer gjatë stuhisë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top