Stuhia/ Përmbytet Durrësi, ujrat e zeza dalin në sipërfaqe. Kaos në qarkullim

Vetëm pak minuta shi kanë mjaftuar për të shkaktuar përmbytjen e disa akseve rrugore në qytetin e Durrësit, duke shkaktuar kaos dhe ndërprerje të lëvizjes.

Sipas raportimeve, situata është më problematike në akset rrugore të brendshme dhe në zonat periferike, si lagjet nr. 13, nr. 14 dhe nr. 16, pranë stadiumit në Durrës.

Edhe pse ishte paralajmëruar për stuhi, autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë dhe në pak minuta shi, qyteti është përmbytur dhe ujrat e zeza kanë dalë në sipërfaqe, duke lënë një erë të papërballueshme në rrugë dhe duke shkaktuar kaos të madh në qarkullimin e automjeteve.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top