Studimi i ri: Këto janë tri klubet më të qëndrueshme financiarisht

Raporti i dytë “Global State of Football” tregon se Fiorentina, Atalanta dhe Napoli kanë qenë klubet më të qëndrueshme financiarisht në Serie A gjatë sezonit 2024-25, ndërsa Gian Piero Gasperini është vlerësuar si trajneri më efikas në elitën e futbollit italian.

Studimi, i realizuar nga teknologjia kryesuese botërore e inteligjencës artificiale PLAIER dhe Universiteti i St. Gallen, ka analizuar 226 klube në 14 liga gjatë sezonit 2024-25, duke vlerësuar faktorë si cilësia e skuadrës, performanca e drejtorit sportiv, efektiviteti i trajnerit dhe stabiliteti financiar.

Raporti nuk nxjerr në pah vetëm se cilat klube patën sukses, por edhe se si e arritën atë sukses dhe me çfarë kostoje financiare.

Fiorentina doli klubi më i qëndrueshëm financiarisht në Serie A, duke regjistruar një raport kapitali prej 72%, e ndjekur nga Atalanta dhe Napoli në vendin e dytë dhe të tretë.

Como u vlerësua me departamentin sportiv më efikas, duke sjellë rezultatet më të forta në raport me burimet që kishte në dispozicion.

Napoli, që fitoi titullin sezonin e kaluar, u rendit i treti, ndërsa Interi nënkampion, u pozicionua vetëm në vendin e 14-të.

Në skajin tjetër të renditjes, Parma shënoi performancën më të dobët të departamentit sportiv në kampionat, duke dështuar ta shndërrojë investimin financiar në rezultate konkrete në fushë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top