Studimi i BE-së për lëndët e para, zonat me nëntokën më të pasur në Shqipëri

Shqipëria ka një seri zonash minerare të pasura me ato që njihen si lëndë të para kritike, që janë analizuar nga Fondacioni Europian i Trajnimeve, pjesë e Bashkimit Europian.

Ky publikim që mat kapacitetet e vendeve, sa i takon lëndëve të para, nënvizon rëndësinë që ka koordinimi mes vendeve si një garanci për Europën për lëndë të para të rëndësishme për industritë. Konkretisht, Shqipëria citohet për disa lloj materialesh të rëndësishëm.

Së pari, në studim përmendet kobalti, që në Shqipëri gjendet në zonat minerare të Pogradecit. Ky material merr rëndësi të veçantë për bateritë me litium që janë pjesë e rëndësishme e makinave elektrike dhe telefonave “smart”.

Së dyti, është bakri, me rezerva në zonën e Lezhës dhe Kukësit. Bakri ka rëndësi të veçantë për një seri sektorësh nga energjia tek ndërtimi.

 

 

I treti është feldspati që në Shqipëri gjendet në zonën e Shkodrës dhe merr rëndësi për sektorin e qeramikës, porcelanit, bojërave.

Një tjetër material është Nikeli që në Shqipëri gjendet në Kukës, Devoll, Çervenakë, Përrenjas dhe Librazhd si depozita të klasit C dhe një depozitë të klasit B në Devoll.

Sipas Ligjit të BE-së për Lëndët e Para Kritike 2024, kërkesa e përgjithshme për lëndë të para pritet të rritet gjashtëfish deri në vitin 2030 dhe shtatëfish deri në vitin 2050. Për disa materiale, parashikimet janë edhe më të larta për shembull, kërkesa për bateri litiumi në BE pritet të rritet 12 herë deri në 2030 dhe 21 herë deri në 2050.

Lëndët e para i referohen substancave të papërpunuara ose minimalisht të përpunuara që përdoren jo si elemente të veçuara, por si kombinime të përpunuara në materiale inxhinierike ose të prodhuara si bashkëprodukte apo nënprodukte. Ato ndodhen në fillim të të gjitha zinxhirëve industrialë të vlerës dhe janë thelbësore për konkurrueshmërinë, produktivitetin dhe rritjen e BE-së.

Ato luajnë një rol të rëndësishëm në tranzicionin e gjelbër dhe dixhital, si edhe në sektorët e mbrojtjes dhe të hapësirës ajrore të BE-së.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top