Studimi: Emigracioni i shkakton vendit së paku 800 mln euro humbje në një vit

Një studim i këtij viti “The Cost of Youth Emigration in Western Balkan Countries” (Kostot e emigrimit te të rinjve në vendet e Ballkanit Perëndimor) nga “The Westminster Foundation for Democracy” tregon se, ekonomia e vendit tonë përballet me humbje vjetore rreth 800 milionë euro si rrjedhojë e nivelit të lartë të emigracionit, sidomos të moshave të reja.

Humbjet krijohen në dy drejtime. Së pari, studimi llogarit si humbje investimet në arsimin e personave që emigrojnë, të cilët shkollohen me shpenzime buxhetore vendase dhe më pas kontribuojnë në vendet pritëse. Së dyti për çdo person që emigron PBB-ja vendit humbet në 14 mijë euro në vitin pasardhës. Studimi mori në konsideratë fluksin vjetor dalës prej 41,700 personash, nga të cilët 37,540 ishin në moshe pune.

Duke supozuar se të gjithë e arritën qëllimin e tyre, punësimin në vendin pritës, studimi gjeti një kosto të mundshme prej 456 milionë eurosh humbje në vlerën e shtuar bruto. Duke shtuar efektet indirekte për shkak të pamundësisë për të parandaluar emigracionin përmes punësimit, humbja vjetore e vlerës së shtuar bruto në Shqipëri përllogaritet 559 milionë euro në një vit, referon studimi. Kjo do të thotë se çdo person i aftë për punë që largohet nga Shqipëria merr me vete rreth 14,900 euro nga një GDP potenciale vjetore e ardhshme.

Kanali tjetër i dëmit konsiderohen investimet e humbura në arsim. Arsimi i një shqiptari që ka përfunduar studimet në vitin 2018, në varësi të kryerjes së nivelit arsimor, kushton rreth 6,000 euro për shkollën fillore, 9,300 euro për shkollën e mesme dhe rreth 18,300 euro për studimet e përfunduara akademike.

Kostoja mesatare e përfunduar studimet pasuniversitare (PhD) në Shqipëri ishin rreth 32,000 euro. Kostot totale të arsimit të personave që largohen nga Shqipëria brenda një viti variojnë nga 201 milionë euro në 504 milionë euro. Sipas studimit Shqipëria humb mesatarisht në një vit 800 milionë deri në1 miliardë euro nga emigracioni.

Në krahun tjetër përfitimi i drejtpërdrejtë më i rëndësishëm i flukseve migratore janë remitancat. Shqipëria është një nga vendet kryesore në Evropë, me një peshë prej shtatë për qind në PBB të prurjeve nga emigrantët. Nëse shtohen burime të tjera që vijnë nga jashtë (transfertat sociale dhe të ardhurat nga puna e banorëve shqiptarë jashtë vendit), kontributi në PBB arrin në 10 për qind.

Megjithatë, pavarësisht peshës së tyre të konsiderueshme në PBB, remitancat nuk ndikojnë në rritjen e përgjithshme ekonomike dhe nuk janë gjenerues i zhvillimit të ardhshëm pasi komponenti i investimit nuk është mjaft i fortë. Remitancat përdoren për konsum personal në familje, ndërsa vetëm një sasi e vogël përdoret për investime./Monitor

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top