Ka nisur me flamuj kuqezi, pankarta kundër diskriminimit dhe vuvuzela protesta e studentëve shqiptarë që janë grumbulluar përballë Gjykatës Kushtetuese në Shkup duke krijuar radhë të gjata në trafikun e qytetit.
Kësaj proteste i janë bashkuar edhe studentët shqiptarë nga Kosova, ndërsa ata nga Shqipëria janë ndalur.
Një pjesë e të rinjve nga Shqipëria, të cilët ishin nisur drejt Shkup për të marrë pjesë në protestën e studentëve shqiptarë, janë bllokuar në kufi nga pala maqedonase.