Studentët sot mbajnë protestë kombëtare në orën 12:00, para Ministrisë së Arsimit edhe pedagogët

Studentët do të mbajnë sot protestën kombëtare, pas tre javësh reagimesh dhe tubimesh kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Me thirrjen “Pa dorëheqje nuk ndalemi”, të rinjtë janë mobilizuar për t’u mbledhur në orën 12:00 përpara Ministrisë së Arsimit, ku pritet të zhvillohet protesta.

Në mbështetje të studentëve pritet të jenë edhe pedagogët, të cilët prej disa ditësh kanë bojkotuar procesin mësimor, duke iu bashkuar kërkesave të të rinjve. Po ashtu, në shesh pritet të rikthehen edhe demokratët, në shenjë solidariteti me protestën studentore

Në thirrjet e tyre, studentët kanë artikuluar si kërkesë kryesore largimin e kryeministrit Edi Rama, por edhe të klasës aktuale politike, duke kërkuar një frymë të re në Shqipëri. Pas javësh protestash, të rinjtë vijojnë të këmbëngulin se nuk do të tërhiqen pa plotësimin e kërkesave të tyre, ndërsa tubimi i sotëm pritet të jetë një tjetër moment i rëndësishëm për lëvizjen studentore.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top