Studentët e universiteteve të Kosovës nisin marshimin kundër vendimit të Hagës

Studentët e universiteteve të Kosovës kanë nisur marshimin nga Qendra e Studentëve në Prishtinë. Kjo protestë e paralajmëruar vjën në shenjë kundërshtimi të vendimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë marshimit, studentët kanë përmendur emrat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit, Sali Mustafës dhe Pjetër Shalës. Persona të cilët janë dënuar nga Dhomat e Specializuara për akuza që lidhen me krime lufte dhe vepra të tjera penale.

Me 16 shtator Dhomat e Specializuara në Hagë dënuan me 81 vite burg në total katër ish-krerët e UÇK-së, pasi i shpallën fajtorë për krime lufte të kryera gjatë luftës në Kosovë. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, u dënuan me nga 25 vite burg. Kadri Veseli u dënua me 18 vite dhe Rexhep Selimi u dënua me 13 vite.

Trupi gjykues i shpalli penalisht përgjegjës për vepra që përfshijnë vrasje të paligjshme, torturë, trajtim mizor dhe ndalim të paligjshëm ose arbitrar. Gjatë shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë, trupi gjykues konstatoi se Prokuroria nuk arriti të vërtetojë ekzistencën e një sulmi të përhapur ose sistematik ndaj popullatës civile, një nga kushtet për cilësimin e veprimeve si krime kundër njerëzimit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top