Studentët e Mjekësisë vazhdojnë protestën: Nuk tërhiqemi pa pezulluar ligjin

Studentët e Universitetit të Mjekësisë vijojnë edhe ditën e sotme protestën kundër ligjit që i detyron ata të qëndrojnë në Shqipëri pas mbarimit të shkollës. Dy ditë më parë studentët bën të njohur tre kërkesat ndaj qeverisë dhe njoftuan dërgimin e ligjit në Gjykatën Kushtetuese. Protesta e tyre ka hyrë në javën e dytë dhe mësohet se nga vitet e dyta deri në vitet e gjashta studentët kanë bojkotuar plotësisht.

“Pezullimi i ligjit dhe lënia e vendimit nga Gjykata Kushtetuese; hapja e një diskutimi nga Ministria e Shëndetësisë në lidhje me kushtet e tarifat dhe dorëheqja e zv.Ministre Albana Tole për deklaratën skandaloze. Nga viti i dytë deri në vitin e gjashtë ka një bojkot total. Vetëm një pjesë e vitit të parë ka mbetur pa ardhur në protestë.”, është shprehur një nga studentët.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top