Studentët e Mjekësisë: Qeveria të tërhiqet nga ligji ose vazhdojmë bojkotin

Studentët e Mjekësisë vijojnë bojkotin dhe protestat në kundërshtim të ligjit të miratuar nga qeveria që i detyron të punojnë për 5 vite në Shqipëri, pas përfundimit të studimeve. Studentët e vitit të parë janë mbledhur jashtë godinës ku zhvillohet mësimi. Të veshur me bluzat e bardhat ata po protestojnë, ndërsa paralajmërojnë se nëse qeveria nuk tërhiqet nga ky ligj do të vazhdojnë bojkotin. Në një deklaratë për mediat ata thonë se qeveria nuk mund t’i lajmërojë 2 muaj përpara për të ardhmen e tyre.

“Ne nuk mund të na lajmërosh që për 11 vitet ardhshme të jetës sonë dy muaj para. Ne të gjithë këtu e kemi pasur mjekësinë si dëshirën tonë të parë. Qeveria nuk mund të na lajmërojë 2 muaj para për të gjithë të ardhmen tonë”, tha një student.

“Sa kohë ministria dhe qeveria miratojnë ligje që janë antikushtetues dhe detyrues me natyrë diktatoriale, vendosin për jetën e studentëve pa miratimin e tyre, ne do zgjedhim mënyrat demokratike për ta kundërshtuar. Ne duam të rrimë në Shqipëri, jo se po na detyron shtetit”, u shpreh një student tjetër.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top