Studentët e Mjekësisë paralajmërojnë përshkallëzim të protestës së tyre

Studentët e Mjekësisë nuk tërhiqen nga protesta e tyre pas vendimit të qeverisë, që i detyron të punojnë 5 vite në vend, pas përfundimit të studimeve.

Studentët kanë paralajmëruar se do të përshkallëzojnë protestën e tyre, dhe se do të dalin çdo ditë për të kundërshtuar këtë vendim.

Ata kanë paralajmëruar se bojkoti i tyre do të vijojë dhe se do të bllokojnë godinën e kuqe.

“Ne do bokotjmë auditoret deri në një përgjigje ndaj kërkesavë tona. Nuk do ndalemi deri në arritjen e qëllimeve tona” –thanë njëzëri studentët teksa patën edhe mbështjetjen e disa prej pedagogëve.

Protesta dhe bojkoti i mësimit vjen pasi ata kundërshtojnë ligjin e ri, i cili i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas mbylljes së studimeve. Studentët nga vitit i dytë deri në vitin e katërt do të punojnë tre vite pas diplomimit, ndërsa studentët e vitit të pestë dhe të gjashtë dy vite pas diplomimit.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top