Studentët e mjekësisë paralajmërojnë bojkot, Kushi: Jemi konsultuar me ta

Në mbledhjen e sotme të qeverisë Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi dha lajmin e miratimit të skemës së kredisë studentore që i mundëson studentit mbulimin e tarifave të studimit dhe kostove të jetesës gjatë studimeve të larta.

E pyetur nga gazetarët për mundësinë e bojkotimit të programeve studimore nga studentët e mjekësisë për vitin e ri akademik, Kushi tha se ka pasur konsultime me studentët dhe me ekspertët.

Më tej, ministrja u shpreh se duhet të reagojmë sot në mënyrë që të evitojmë një emergjencë në të ardhmen, pasi bëhet fjalë për interesin publik.

“Ju sqaroj që jemi konsultuar gjatë me studentë, megjithatë ka një pjesë e tyre që nuk janë dakord, po ashtu edhe nga ata që pajtohen me projektligjin. Gjatë kësaj periudhe nuk kemi takuar vetëm studentët por jemi konsultuar me ekspertë dhe kemi marrë mendimin e opinionit publik. Bëhet fjalë për interesin e qytetarëve. Ne i kemi argumentuar pse ligji ven me procedurë të përshpejtuar dhe kjo nuk lidhet me numrin e mjekëve. Arsyeja është se maturantët do të marrin vendimin nëse do të shkojnë për programin Mjekësi e Përgjithshme, pasi në gusht do të jetë dhe testi i digjitalizuar. Ky ligj është për të rritur më shumë numrin e mjekëve në sistem dhe për të parandaluar atë fenomen që nuk është vetëm për Shqipërinë, që është largimi drejt vendeve ë të zhvilluara.

Numri i mjekëve të larguar drejt vendeve të zhvilluara është se ato vende kanë nevojë për ta. Duhet të reagojmë sot në mënyrë që të evitojmë një emergjencë në të ardhmen. Pra prevalohet interesi i lartë publik”, u shpreh Kushi.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top