Studentët dhe qytetarët protestojnë para Ministrisë së Arsimit, kërkojnë largimin e Ramës

Studentë, qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile janë mbledhur sërish këtë të shtunë para Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta nisi në orën 14:00, nën thirrjet “Arrestoni Ramën” dhe “Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes”.

Gjatë tubimit, protestuesit i vunë flakën një fotografie të kryeministrit, të vendosur në kangjellat e Ministrisë së Arsimit, si shenjë kundërshtimi ndaj qeverisë. Një grup studentësh sollën gjithashtu një manekin të veshur me kostum sportiv të kuq, me fotografinë e Ramës të vendosur në kokë. Manekini u vendos në Rrugën e Durrësit, ku një prej të rinjve tentoi t’i vinte flakën.

Ndërkohë, protestuesit u përpoqën të bllokonin Rrugën e Durrësit, por policia ndërhyri duke i zhvendosur në trotuare për të liruar qarkullimin. Pjesëmarrësit përsëritën kërkesën për largimin e kryeministrit nga detyra, duke e cilësuar dorëheqjen e tij si të panegociueshme.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top