Serbia përjetoi mbrëmjen e së dielës një nga tronditjet më të mëdha politike të më shumë se 15 vitesh. Aleksandar Vuçiç, njeriu që ka dominuar skenën politike të vendit doli përpara mediave dhe bëri atë që nuk pritej.
Ai pranoi humbjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas 14 vitesh dominimi të Partisë Progresive Serbe në jetën politike të vendit.
“Ende nuk kemi rezultate përfundimtare, por bazuar në një mostër statistikore është e qartë se i humbëm këto zgjedhje. “Lista e Studentëve” fitoi. Ata do të kenë midis 135-140 vende dhe ne do të kemi 105. Askush tjetër nuk do të jetë në parlament”, tha Vuçiç.