Rigels Rajku, i njohur si Noizy, është liruar nga qelia pas një vendimi të Gjykatës së Durrësit, pasi u arrestua disa ditë më parë në Shëngjin për llogari të autoriteteve të Kosovës.
Noizy dyshohet se ka dhunuar TikTokerin e njohur Medi Iseni në një ngjarje të ndodhur më 2 gusht në Pejë.
Lirimi i tij u bë kundrejt një garancie pasurore prej 5 milionë lekë të rinj.
Pas këtij vendimi, reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, i cili ndodhet në arrati për përfshirjen në të njëjtën ngjarje, ka reaguar në Instagram.
Ai ndau një foto ku shihet duke përqafuar Noizyn, duke shkruar: “Happy for u Zin”.
Stresi gjithashtu shtoi se Dj Crax, i cili u arrestua bashkë me Noizyn, nuk është liruar, pasi është shtetas kosovar dhe për të do të vendosë Gjykata e Pejës.