Stoltenberg: NATO është e përkushtuar ndaj integritetit territorial të Ukrainës

Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaron se aleanca mbetet e përkushtuar ndaj integritetit territorial të Ukrainës. Deklarata e shefit të Aleancës vjen pas komenteve të shefit të tij të shtabit, Stian Jensen, i cili tha se Ukraina mund t’i dorëzojë përfundimisht territorin Rusisë si pjesë e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës, shkruajnë mediat e huaja.

“Mesazhi i tij (i Jensenit), i cili është edhe mesazhi im kryesor, i cili është edhe mesazhi kryesor i NATO-s, është, para së gjithash, se politika e NATO-s nuk ka ndryshuar. Ne mbështesim Ukrainën”, tha ai. “Nëse duam paqe, mbështetja ushtarake për Ukrainën është zgjidhja”.

Stoltenberg pranoi se ka diskutime të vazhdueshme në aleancë se si duhet të përfundojë lufta në Ukrainë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top