Stil informal e trëndafila në duar: Lautaro e Agustina martohen me një ceremoni sekrete në Milano

Një zemër gjigante, petale kudo dhe një ngjyrë e kuqe mbizotëruese. Me këtë mënyrë, shkurtin e kaluar Lautaro Martinez i kishte kërkuar ‘dorën’ të dashurës së tij Agustina Gandolfo. Të dy tashmë kanë një vajzë, Nina, dhe presin fëmijën e dytë, Theo. Agustina megjithatë tani do të ketë një status tjetër, sepse nga e dashura është bërë gruaja. Pikërisht kështu, sepse futbollisti argjentinas i Inter dhe Agustina u martuan.

Ceremonia e martesës ishte private, mes pak personave të afërt dhe fare e papublikuar. Aq sa lajmi qarkulloi në internet (në Tëitter) përmes grupit të tifozëve zikaltër “LineaInter”. Të dy thanë “po” në bashki, me një stil joformal. Lautaro ishte veshur me pantallona dhe xhaketë blu plus atlete dhe një bluzë e bardhë. Agustina në anën tjetër ishte me një kostum të bardhë, e portretizuar duke buzëqeshur me një buqetë me trëndafila të bardhë.

 

Me pak fjalë, një arsye më shumë për Lautaro Martinez për ta kurorëzuar këtë 2022-2023 në atë që bëhet edhe më shumë Milano e tij. Argjentinasi triumfoi në Kupën e Botës, rrëmbeu Superkupën me Inter dhe tani kërkon finalen e Champions.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top