Steven Zhang heq presionin nga Inter: “Faleminderit për sezonin, shijojeni derbin”

Fillimisht mesazhi për botën e jashtme, për të ripërsëritur angazhimin e tij ndaj Inter dhe për të sqaruar çdo dyshim – veçanërisht ato të tifozëve kundërshtarë – për të ardhmen e tij si president i zikaltërve. Më pas një mesazh tjetër, padyshim më intim, sepse i drejtohej skuadrës. Pasdite, Steven Zhang bëri një lidhje-video me Pinetinën dhe foli fjalë të rëndësishme, duke mbajtur një fjalim për skuadrën, në funksion të derbit me Milan që mund t’i vlejë kampionatin e njëzetë: “Nuk ka nevojë tju motivoj para një derbi. Vetëm dua tju them faleminderit për atë që keni bërë deri më tani. Luani për të shijuar ndeshjen, sepse nëse nuk ndodh nesër, do të ndodhë së shpejti”.

Fjalët e Zhang të raportuara nga Gazzetta dello Sport vazhdojnë me elozhe për punën e skuadrës: “Keni bërë një sezon të jashtëzakonshëm dhe fitorja që do të vijë do të jetë e bukur. Për të gjithë dhe në veçanti për ata që nuk e kanë shijuar kurrë. Shpresoj të jetë vetëm e para nga një seri e gjatë fitoresh të rëndësishme. Suksese të gjithëve. Nëse do të ndodhë në derbi, mbani lart vlerat e Inter që janë sportiviteti e ndershmëria kunddrejt kundërshtarëve”.

https://twitter.com/Inter_en/status/1781986235894177851?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1781986235894177851%7Ctwgr%5Efba657b928c11afc5c43d736bf043664ca8a7d52%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flapsi.al%2F2024%2F04%2F22%2Fsteven-zhang-heq-presionin-nga-inter-faleminderit-per-sezonin-shijojeni-derbin%2F

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top