Kina prej dy ditësh ka nisur stërvitjet detare rreth Tajvanit, ndërsa tensionet vazhdojnë të rriten pas vizitës së Presidentit Tsai Ing-wen në SHBA javën e kaluar.
Këto stërvitjet Pekini i ka quajtur si një paralajmërim të ashpër për Taipei. Tajvani tha se dhjetëra avionë kinezë fluturuan rreth ishullit vetëm të dielën, dhe se gjithashtu u vunë re edhe nëntë anije.
Ndërsa operacioni, i quajtur “Shpata e Përbashkët” nga Pekini, do të vazhdojë deri të hënën.
Zyrtarët tajvanezë janë revoltuar nga operacioni, ndërsa kanë hedhur akuza të forta ndaj Pekinit, duke argumentuar se përdor vizitën e Tsai – ku ajo u takua me kryetarin e Dhomës së SHBA-së, Kevin McCarthy – si një “arsyetim për të kryer stërvitje ushtarake, të cilat kanë dëmtuar seriozisht paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon”.
Një marinar i drejtohej anijes kineze përmes një radioje duke i thënë: “Ju po dëmtoni seriozisht paqen, stabilitetin dhe sigurinë rajonale. Ju lutemi kthehuni menjëherë dhe largohuni. Nëse vazhdoni të vazhdoni, ne do të marrim masa dëbimi”, shkruan BBC.
Zyrtarët e Departamentit Amerikan të Shtetit i kanë kërkuar Kinës që të mos reagojë në me të tilla veprime ndaj një takimi, i cili u zhvillua në Kaliforni dhe kanë bërë thirrje për vetëpërmbajtje
SHBA ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Taipein në favor të Pekinit në 1979, por është e detyruar me ligj t’i sigurojë Tajvanit mjetet për t’u mbrojtur.