Me 1-2 e arritur në transfertën në Epet Arena, në Pragë, Shqipëria theu edhe një tabu 27 vjeçare. Kjo ishte hera e parë në histori që kuqezinjtë fitonin përballë Ukrainës, në shtatë ndeshje të zhvilluara në total. Precedentët nuk ishin aspak të favorshëm pasi në 6 përballjet e mëparshme, ukrainasit kishin regjistruar 5 fitore dhe një barazim.
Një tjetër detaj për adhuruesit e statistikave është se Shqipëria fitoi ndeshjen e dytë jashtë fushe në Nations League. Në këtë turne kuqezinjtë, në 7 ndeshjet e mëparshme të luajtura në transfertë në këtë kompeticion, kishin fituar vetëm 1 herë, ndaj Bjellorusisë katër vite më parë. Ajo fitore ndaj Bjellorusisë, ishte hera e vetme kur kuqezinjtë kishin shënuar 2 gola në fushën kundërshtare në Ligën e Kombeve, ashtu siç ndodhi edhe në ndeshjen ndaj Ukrainës. Rezultatet e tjera në transfertë janë 3 barazime dhe 3 humbje.
Në Pragë kuqezinjtë kanë planifikuar edhe një seancë stërvitore të mëngjesit, përpara se të udhëtojnë drejt Rinasit për tu kthyer në Tiranë. Në Shtëpinë e Futbollit pastaj të hënën do të kompletohet përgatitja për ndeshjen e rëndësishme kundër Gjeorgjisë.
janë gati për duelin me Ukrainën
⚽ Djemtë kryen edhe seancën e fundit stërvitore në Pragë
| 7 shtator, 20:45, ️ "Epet Arena" #kombetarja #nationsleague #UKRALB pic.twitter.com/PP8tWX6eQY
— FSHF (@FSHForg) September 6, 2024
PROGRAMI STËRVITOR E MEDIATIK
E diel, 8 shtator 2024
Mbërritja në Tiranë, ora 15:35
E hënë, 9 shtator 2024
Konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo në stadiumin “Air Albania”, ora 18:30
Stërvitja zyrtare në stadiumin “Air Albania”, ora 19:15
E martë, 10 shtator 2024
SHQIPËRI-GJEORGJI, ora 20:45, në stadiumin Air Albania, Tiranë