Stërvitja kthehet në tragjedi/ Shpërthen tanku, tre ushtarë humbin jetën në Japoni

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Japoni, ku gjatë një stërvitjeje, një bombë ka shpërthyer në mënyrë të pakontrolluar dhe kanë humbur jetën tre ushtarë.

“Tre ushtarë të ushtrisë japoneze kanë vdekur në një aksident gjatë një stërvitjeje në prefekturën Oita”, njoftoi kryeministri japonez, Sanae Takaichi.

Tre ushtarët ishin në bordin e një tanku kur një predhë shpërtheu brenda mjetit. Një ushtar i katërt u plagos, teksa një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

“Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve të viktimave”, shkroi kryeministri japonez në “X”, duke siguruar se “qeveria do të angazhohet për të hetuar shkaqet e aksidentit dhe për të zbatuar me rigorozitet masat e nevojshme të sigurisë”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top