Apeli i Posaçëm vendosi sot të rrëzojë kërkesën e ish0ministrit të shëndetësisë, Klodian Rrjepaj duke e lënë këtë të fundit në qeli. Mësohet se vendimi u mor nga gjyqtari i Apelit Florjan Kalaja, i cili vendosi të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë.
Rjepaj mbahet në paraburgim lidhur me hetimet për dosjen “Sterilizimi”, ku dyshohet se ai ka kryer veprat penale ‘Falsifikim të dokumenteve’ dhe vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit te strukturuar. Gjithashtu ish-ministri, Ilir Beqaj është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim.
Ndaj Beqajt rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim. Hetimi SPAK është kryer për koncesionin “shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, në kohën kur Beqaj drejtonte ministrinë e Bujqësisë.