Stadiumi i ri i Milan: pritet aprovimi i parë për në San Donato

Milan është afër hapit të parë zyrtar drejt ndërtimit të stadiumit të tij të ri në San Donato Milanese. Këshilli i bashkisë do të mblidhet në mes të janarit dhe duhet t’i japë dritën jeshile variantit të planifikimit urban të propozuar nga SportLifeCity srl, një kompani e kontrolluar nga klubi kuqezi. Me një aprovim në dorë, mund të nisë procesi për ndërtimin e impiantit të ri, me fillimin e punës që pritet në mesin e vitit 2025 dhe fillimin e vitit 2026.

Sipas asaj që është parashikuar dhe e mendueshme, këshilli do të marrë parasysh fizibilitetin teknik të projektit të propozuar. Por ai do të vendosë disa kufizime që klubi kuqezi duhet t’i respektojë gjatë fazës së projektimit dhe ndërtimit. Veçanërisht në lidhje me infrastrukturën tashmë të pranishme, aksesin rrugor dhe kompensimet mjedisore në zonën e identifikuar për stadiumin e ri.

Në projektin e Milan, impianti i ri do të ketë rreth 70 mijë vende, por sipas administratës së San Donato Milanese do të jetë një mundësi edhe për rigjallërimin e të gjithë zonës. Një projekt që mendohet të arrijë në total shifrën e 1 miliard euro, sepse ëprvec stadiumit, do të jetë edhe muzeu, dyqani dhe selia e re e klubit kuqezi.

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top