Sqarim publik!

Aspak se meritojne pergjigje shpifesit dhe intrigantet politike por ne respekt te qytetareve te Tropojes te cilet me kane mbeshtetur gjate gjithe udhetimit tim si Kryebashkiak i Tropojes sqaroj sa me poshte:
-E gjithe fushata ndaj meje dhe tymnajat mediatike te diteve te fundit lidhur me nje bisnes te nje njeriu tim te aferm nuk ka asnje te vertete perveç deshperimit te atyre qe humben paergjithmone pushtetin ne Tropoje.
Ne jemi nje komunitet i vogel dhe te gjithe kemi lidhje familjare ndaj qenja ime ne kete detyre nuk presupozon ndalimin e te afermeve te mij qe brenda normave ligjore te zhvillojne aktivitete private bisnesi.Te gjithe jemi deshmitare se personat per te cilet aludohet here pas here kane aktivitet te liçensuar prej 30 vitesh por dihet boterisht qe ky eshte nje sulm politik i paster ne kuadrin e pamundesise per tu perballur me voten dhe verdiktin e qytetareve te Tropojes.
Une jetoj e punoj ne sherbimin publik ndaj qytetareve te Vendlindjes prej 3 dekadash dhe ç’do hap timin e kam te bazuar ne punen,perkushtimin e djersen per ti sherbyer komunitetit pa e fshehur parimin themelor qe me udheheq”Tropoja eshte partia ime”.
-Kam jetuar dhe jetoj ne kete qytet me gjithe familjen time pa nderprere edhe ne ditet me te zeza per Tropojen dhe Shqiperine ndaj asnje presion politik e njerezor nga “jabanxhinjte”e perfituesit e Tiranes nuk me stepin ne misionin tim per zhvillimin e perparimin e Tropojes ne ç’do cep te saj.
Ata qe kanë te vetmen arme shpifjen e sulmet tinezare ne media bajate klanore i verbojne investimet ne infrastrukturen e Tropojes,te gjitha te kryera ekskluzivisht me fondet e Bashkise duke menaxhuar me kujdes e transparence taksat e qytetareve te cilat ne kohen e vulëhumburve perfundonin ne xhepa e vila si dhe ne financim te inkursioneve e mitingjeve politike ne Tirane.Kjo kohe ka perenduar.Tropoja nga vendi i frkshem prej politikes se tyre te mbrapshte sot eshte kthyer ne Mbretereshen e Turizmit rajonal.
Nuk dua te zgjatem ne punet qe jane kryer e do kryhen ne Tropoje pasi jane qytetaret e saj qe i vleresojne,dhe te gjithe perpara meje si Kryebashkiak jane barabarte pa dallime politike dhe klanore.
Kete kimunikim me qytetaret e bej si gjithmone per hir te transparences pasi nuk kam as aresye dhe as kohe te perfshihem ne vorbullen e zeze te intrigave deshperuese.
Sa here perballem me baltosje te tilla te pamerituara sjell ndermend fjalet e Çurçillit te madh:”Nese gjuajme me gure ç’do qen qe hasim rruges,kurre nuk do te mberrijme ne shtepi”
Nuk mungoj si gjithmone te shpreh mirenjohjen time te thelle per komunitetin fisnik te Tropojes i cili me ka mbeshtetur pa kursim dhe me insipron ç’do dite per vullnet te shtuar si kryesherbetor i tij.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top