Sponsori i ri i fanellës së Juventus kthehet në çështje: ndërhyn Giorgia Meloni, bllokohet gjithçka

Sponsori i ri i fanellës së Juventus Ita Airways është kthyer në një çështje reale, në dritën e ndërhyrjes së Presidentes së Këshillit të Ministrave Giorgia Meloni. Kjo e fundit në fakt bllokoi gjithçka, me klubin e Juventus që nuk mund të bënte gjë tjetër veçse të merrte parasysh këtë vendim të qeverisë. Situata e krijuar mund t’i japë fund partneritetit të krijuar më 29 korrik.

SITUATA BLLOKOHET, NDËRHYN GIORGIA MELONI
Juventus, pasi mbylli marrëveshjen shumëvjeçare me Jeep, e cila kishte garantuar 341 milionë euro për 12 sezone, kishte lëvizur për një sponsor të ri që do të vendosej në fanellën e lojtarëve të teknikut Thiago Motta. Fillimisht emri më i njohur ishte Amazon, edhe pse gjërat nuk përparuan më tej. Kështu u hap një tjetër kanal me Ita Airways, i cili rezultoi me fat, mbi bazën e rreth 41 milionë eurove për tre sezone. Një situatë më pak e favorshme se ajo e mëparshmja, por që gjithsesi i gjeti palët në marrëveshje, edhe në kushtet e kufizimeve kohore.

PËRSE MELONI NDALOI SPONSORIN NË FANELLËN E JUVES?
Megjithatë, në këtë moment, siç konfirmon edhe Lettera43, marrëveshja e lidhur është ndërprerë me ndërhyrjen e Qeverisë. Giorgia Meloni ka ndërhyrë personalisht për të ndaluar gjithçka. Ita Airways, pa ndryshimin e radhës të pronësisë me kalimin te Lufthansa (e cila nga ana e saj i kishte dhënë aprovimin Juventus), është ende në pronësi të Palazzo Chigi i cili për këtë arsye ka ende të drejtën për të vendosur. Marrëdhëniet mes qeverisë Meloni dhe Stellantis, kompania e së cilës Elkann është president, janë të këqija.

Kjo e fundit në fakt akuzohet se kohë më parë ka vendosur të zvogëlojë prodhimin në Itali. Për këtë arsye, kryeministrja kundërshtoi sponsorizimin, e nxitur nga dëshira për të mos garantuar 41 milionë euro për ata që nuk kishin paraqitur ende një plan industrial për ruajtjen e prodhimit dhe punësimit në Itali. Me pak fjalë, një ngërç që ndërlikon planet e Juventus.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top