Spitale, shkolla e hotele evakuohen në Këln pas zbulimit të bombave

 

Në qytetin gjerman të Këlnit janë zbuluar tre bomba të pashpërthyera nga Lufta e Dytë Botërore.

Si pasojë rreth 20 mijë banorë janë evakuar nga autoritetet.

Përveç banorëve, urdhra të evakuimit u lëshuan në një spital, dy azile, nëntë shkolla dhe shumë hotele e muze.

Kryetari i bashkisë tha se ky ishte operacioni më i rëndësishëm i këtij lloji në qytet që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Urdhrat e evakuimit prekën sektorin e transportit në qytetin me mbi një milion banorë, me operatorin kombëtar hekurudhor të Gjermanisë që paralajmëroi se shumë trena do të devijoheshin ose do të anuloheshin.

Tre bombat u gjetën në një lagje shumë të frekuentuar në brigjet e lumit Rajn. Bomba të pashpërthyera gjenden shpesh në Gjermani, ku shumë qytete të mëdha pësuan dëme të rënda gjatë luftës.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top