Spiropali në Ukrainë, shtyhet seanca parlamentare

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve u zhvillua me debate mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me seancën e radhës plenare më 12 qershor, e cila përkundër insistimit të opozitës nuk do të mbahet këtë javë.

Pavarësisht miratimit të kalendarit të punimeve të datës 29 maj, mazhoranca ka kërkuar të mos ketë seance parlamentare ne 12 qershor.

Kjo kërkesë e mazhorancës është bërë pasi kryeparpamentarja Elisa Spiropali, më 12 qershor nuk do jetë në Shqipëri, por në Ukrainë.

Për këtë reagoi edhe deputeti i PD, Gazment Bardhi, i cili tha se nuk ka asnjë arsye të shtyhet seanca e së enjtes. Sipas Bardhit, Kuvendi nuk është pronë dhe as plaçkë e askujt.

“Ti rruga e mbarë për atje ku do te jesh ne daten 12. I ke dhene zgjidhje problemeve ne Shqiperi shko e zgjidh konfliktin ne Ukraine. Nuk ka asnje arsye per te shtyre seancen e kuvendit. S’ka asnje arsye te shtyhet seanca nga data 12 per ne daten 16 sepse kjo eshte miratuar nga Konferenca e Kryetareve. Kuvendi nuk eshte prone dhe plaçkë e juaj siç keni tentuar ta trajtoni ne kohet e fundit”, tha ai.

Seanca e radhës është planifikuar të mbahet me 16 qershor.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top