Spiropali i përmendi “noc rrokun”/ Berisha citon Frojdin për termat banale tek femrat

Pas emërimit të ministrave të rinj nga Rama, Berisha hodhi një kunjë drejt Elisa Spiropalit, për të cilën tha se do të ishte bërë ministre e jashtme, sikur të mos ekzistonte një video e saj me Bajrat e Shkodrës. Berisha tha se videon nuk e dispononte, por për të kishte dëgjuar të flitej.

Këtij provokimi, Elisa Spiropali iu përgjigj duke përmendur “noc rrokun”, një term që Rama e përdor shpesh në fjalimet para socialistëve.

“O Sali, shih gjej ndonjë kurë për ankthet e tua, se për mua edhe 100 vjet të rrëmosh nëpër skuta e nëpër zgëqe, noc rrokun do gjesh” shkruajti Spiropali në një status në rrjetet sociale. Për statusin e plotë kliko KETU.

Por në seancën e sotme, pasi foli për pensionet e ulta, për pagat e larta të gjykatësve të kushtetueses apo për ministrat e rinj, Berisha i ktheu përgjigje Spiropalit duke cituar Frojdin, për të shpjeguar përdorimin e frazave banale tek të rriturit.

“Do i them dy fjalë kësaj Elizës. Ke përdorur një term jo shumë të fisshëm. Po unë nuk do merrem më këtë, ti kërkon të biesh në vulgaritet, por unë nuk bie. Unë jam mjek dhe Zigmund Frojd ka gjetur se zhvillimi i njerëzve kalon në pesë faza. Faza e tretë është stadi falik. Shumica e kalojnë si një stad të pranuar. Disa mbeten aty dhe disa kanë kompleksin e Edipit. Ky kompleksi i stadit të tretë u ndodh edhe vajzave. Problemi është se Frojdi e quan këtë, zilia falike te vajzat” tha Berisha.

Nuk dihet se pse, por kryetarja e kuvendit i ndërpreu fjalën Berishës për përdorimin e termave që asaj nuk iu dukën të përshtatshëm.

Pas Berishës foli edhe Spiropali që e quajti Berishën “të rrudhur dhe të mpakur” për shkak të moshës.

 

Basha pret delegacionin nga Ukraina, “harron” bluzën si Zelensky

Euro zbret pranë kufirit të 106 lekëve, prek nivelin më të ulët në një muaj ndaj Lekut

Turizmi, hotelet po i rrisin të ardhurat më shpejt se restorantet

Balla i përgjigjet Berishës: Prokuroria dhe Gjykata konfirmuan numrat e Policisë

Berisha shigjeton Alibeajn “Do votojë rritjen e rrogës së bashkëshortes”

Korreshi shkon në Kuvend me bukë misri dhe kos

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top