Takimi mes IShowSpeed dhe Paul Pogba në Monako, qyteti ku ish-lojtari i Juventus do të përpiqet të rifillojë karrierën e tij pas pezullimit për doping, pati një moment të veçantë kur në video-telefonatë u shfaq Zlatan Ibrahimovic. Ish-sulmuesi suedez, sot drejtues i Milan, iu drejtua me shaka YouTuber-it, duke e akuzuar se nuk i ishte përgjigjur mesazheve të tij private.
Pogba telefonon me video Ibrahimovic
Speed ishte në Principatë për të bërë një bisedë me Pogba-n në live-in e tij të fundit, që u ndoq nga më shumë se 2 milionë njerëz. Në një moment, gjatë transmetimit live, mesfushori francez nisi një video-telefonatë me Ibrahimovic-in, ish-shokun e tij të skuadrës te Manchester United. Gjiganti nga Malmo e akuzoi streamer-in se kishte injoruar mesazhet e tij në Instagram.
| WATCH: Paul Pogba just called Zlatan Ibrahimović, and Zlatan confronted Speed for ignoring his DMs on Instagram pic.twitter.com/zCsvBfFQR1
— Speedy HQ (@IShowSpeedHQ) July 20, 2025
DIALOGU MES TË DYVE
Ibrahimovic: “Oh, Speed, të kam dërguar një video dhe as që ke kthyer përgjigje, dreq. Po bëhesh aq jashtëzakonisht arrogant.”
IShowSpeed: “Nuk e kisha parë, nuk e dija që më kishe shkruar.”
Pogba duke qeshur: “Do të doje t’i bije një shuplakë tani?”
Ibrahimovic: “Unë ia shqyej byt*ën.”
IShowSpeed: “Zlatan, qetësohu, qetësohu. Të gjeta, do të të kthej përgjigje. Shiko, nuk i kontrolloj mesazhet e mia personale.”
Ibrahimovic: “Je aq jashtëzakonisht arrogant. Të gjithë lojtarët të kanë bërë të famshëm dhe tani mendon se je më i famshëm se ata.”
Përplasja e mëparshme mes të dyve në Milano
Gjithçka, natyrisht, në kuadrin e shakave dhe humorit, ashtu siç kishte qenë edhe takimi mes Speed dhe Ibras që u zhvillua vitin e kaluar në Milano: 20-vjeçari ishte paraqitur te Zlatan në dhomën e zhveshjes së klubit kuqezi. “Më në fund po të njoh,” i kishte thënë suedezi.
Speed tries showing his skills to Zlatan Ibrahimovic pic.twitter.com/ObaaAVPkC7
— Speedy Updates (@SpeedUpdates1) July 9, 2024
Streamer-i kishte provuar më pas të përballej me Zlatan në një sfidë një kundër një me topin në këmbë, por kishte dalë më i humbur pas disa finteve të dobëta, duke përfunduar i flakur në tokë pasi ishte goditur me shpatull nga Ibra.