Spanjë: Barcelona pa Lamine Yamal pret Atleticon në top formë

Barcelona e pret sot Atletico Madridin në Montjuic, në ndeshjen kryesore të javës së 19-të të Primera Divisionit spanjoll, shkruan Gazeta Metro.

Katalanasit vijnë në këtë ndeshje në një formë të dobët, pas një serie me rezultate të dobëta që e ka shkrirë krejtësisht epërsinë e pikëve të krijuar në fillim të sezonit ndaj Real Madridit. Në anën tjetër, Atletico është në një formë shumë të mirë dhe shkon në Barcelonë pas 11 fitoreve radhazi.

Kjo seri fitoresh e ka ngritur Atletikon në fillim të tabelës dhe është futur në garë me Barçën dhe Realin për vendin e parë.

Për ta bërë situatën edhe më të vështirë, Barcelona do të jetë në këtë ndeshje pa yllin e saj, Lamine Yamal, i cili ka pësuar një lëndim në humbjen ndaj Leganes në ndeshjen e fundit.

Rezultatin e kësaj ndeshjeje do ta presë me padurim Real Madridi, që do të përballet me Sevillën të dielën në Santiago Bernabeu.

Barcelona dhe Atletico kanë nga 38 pikë në dy vendet e para të tabelës, me skuadrën e Simeones që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, kurse Reali ka një pikë dhe gjithashtu një ndeshje më pak. Ndeshja e sotme nisë prej orës 21.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top