Spalletti i thotë lamtumirë Napolit: “Do marr një vit pushim”. Pauzë për teknikun me paratë e De Laurentiis

Pas Aurelio De Laurentiis, edhe Luciano Spalletti zyrtarizoi lamtumirën me Napolin në fund të sezonit. “Ndonjëherë ne ndahemi për shkak të dashurisë së tepërt. Tani nuk jam në gjendje t’i jap Napolit gjithçka që meriton – tha trajneri -. Më duhet të pushoj. Ndihem i lodhur. Më duhet të bëj një pushim. Nuk do të drejtoj Napolin apo ekipe të tjera. Do të qendroj pushim për një vit”.

“Ju nuk jeni ndarë kurrë për shumë dashuri? Në moshën time unë mund të vendos të bëj gjithçka. Kur përballesh me një qytet si Napoli, që meriton gjëra, duhet të pyesësh veten nëse ne je në gjendje t’ia japësh. Napoli nuk meriton gjëra normale, meriton shumë më shumë. Pra, njeriu pyet veten: të shkoj në Napoli apo jo? Fëmijët e mi më thanë se nuk mund të shmanget vajtja në Napoli, pasi kishin studiuar me disa miq napolitan. Napoli ka parë lojtarin më të fortë në botë dhe trajnerë shumë të fortë, veçanërisht në vitet e fundit – shpjegoi Spalletti -. Sarri është një mjeshtër futbolli, Ancelotti është një nga numrat një. Gattuso është një pasionant, Benitez është një trajner ndërkombëtar. Prandaj kur shkon te Napoli shkon për të fituar. Në vitin e parë nuk ia dolëm dhe ishim edhe disi të kritikuar, kështu që dikush pyet: a mund ta bëj këtë? Këtë vit nuk mundem, ndaj bëj një hap të vogël mbrapa”.

Pas zgjedhjeve të tij fshihen edhe arsye familjare. “Një nga çështjet është që duhet të stërvit Matildën. Kam një vajzë të vogël dhe dua të kaloj pak kohë me të. Më pas duhet të pushoj sepse ndihem pak i lodhur dhe dua të qendroj disi mënjanë”.

Spalletti zbulon edhe përmbajtjen e darkës së famshme me presidentin: “De Laurentiis tha me të drejtë atë që thamë në darkën e parë. Nisa i pari të flisja sepse thashë që këtë vit do të qendroj pushim. Nuk do të drejtoj as Napolin e asnjë ekip tjetër. Më vjen mirë që e tha presidenti, përndryshe u duk se do zvarritej. Për respekt të klubit, dhe meqenëse u pyeta, ishte e drejtë që klubi të thoshte kështu. Nëse dikush dëshiron të vijë dhe të veshë çizmet…”.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top