Spalletti i dorëzuar pas eliminimit: “Përgjegjësia e imja, do flas me presidentin Gravina”

“Goli i dytë në fillimin e pjesës së dytë na shkurtoi këmbët dhe ne nuk ishim shumë të mprehtë. Diferenca u bë nga ritmi më i ngadaltë se i tyre në pjesën e parë dhe gjithashtu tek lojtarët individualë, kishte një ritëm tjetër.” Kështu e komentoi trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, humbjen ndaj Zvicrës, e cila i dënon të kaltrit me daljen jashtë turneut në 1/8 e Euro 2024. “Ritmi inferior bën gjithmonë diferencën – tha ai për Rai –. Sonte kam ndryshuar lojtarët, ndoshta në këtë moment këtu nuk jemi në gjendje të bëjmë më shumë se kaq. Rrugëtimi drejt Botërorit? Është e qartë se kemi nevojë për më shumë këmbë dhe ritëm, më shumë vazhdimësi, më shumë sakrifica dhe në këtë temperaturë bëhet e vështirë”.

Pastaj për SkySport: “Përgjegjësia është gjithmonë e trajnerit, unë i kam bërë zgjedhjet. Do të flas me presidentin Gravina sepse ai gjithmonë është sjellë si një njeri i madh ndaj meje, do të dëgjojmë se çfarë do të thotë”.

“Ishim poshtë nivelit për sa i përket ritmit, vuajtëm individualitetet (e Zvicrës, red.) për sa i përket shpejtësisë në krahasim me tonin – përsëriti Spalletti -. Në ndeshjen e mëparshme mendova që ndoshta nuk i kisha lënë të rikuperohen, sonte e bëra, por në intensitetin e ndeshjes pata të njëjtën përgjigje”. E përsëri: “Nuk pata kohë të bëja njohje me grupin. Po t’i shikosh trajnerët e mëparshëm, pothuajse të gjithë kishin njëzet ndeshje për të bërë prova. Disa ndeshje të tjera mund të më kishin ndihmuar…”.

MARRJA E PËRGJEGJËSISË
Në konferencën për shtyp, Spalletti vazhdoi: “Janë lojtarë që i kam zgjedhur dhe kam përgjegjësinë për ta, kam pasur vetëm dhjetë ndeshje në dispozicion. Më duhet më shumë njohuri për të marrë më të mirën, pastaj kam pasur disa dëmtime. Zvicra e meritoi”. Pastaj në lidhje me të ardhmen Spalletti u shpreh: “Të rinjtë? Nëse kanë potencialin për të ulur të tjerët në pankinë, unë jam i pari që u jap hapësirë. Unë largohem me sigurinë se duhet të ndryshoj diçka, nuk është një rezultat aq skandaloz sa duket. Sot, si kundër Spanjës, luajtëm një ndeshje nën nivel, por kundër Kroacisë nuk ishte skandaloze”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top