Spalletti e nis nga Shqipëria, vendos rregulla strikte: “Ndalohet playstation, nuk dua asnjë kokë ka*i”

Luciano Spalletti ka ide të qarta se cili do të jetë objektivi i Italisë në Kampionatin Evropian të ardhshëm: të fitojë. Pak muaj larg turneut kontinental që i sheh të kaltrit si kampionë në fuqi, trajneri që mori drejtimin nga Mancini gjithashtu lëshon një paralajmërim për lojtarët e tij.

“Më duhet të nxjerr një kombëtare të fortë, nuk jam i kënaqur me asgjë. Dua të fitoj Kampionatin Evropian dhe më pas të fitoj Kupën e Botës. Pastaj mund edhe të eliminohemi menjëherë, por fjalimet që i bëj skuadrës janë ato që presin të gjithë italianët. Ne shkojmë në Gjermani për të fituar, jo për të marrë pjesë. Historia jonë e kërkon këtë. Për ta arritur këtë, unë kam nevojë që këta lojtarë të bëhen më të mirë se sa janë. Nuk kam kohë për t’i stërvitur: kanë nevojë për diçka që futet brenda tyre dhe të ndezë zjarrin, t’i japë besimin se mund ta bëjnë këtë”, tha ai.

PARALAJMËRIMI PËR LOJTARËT
“Nuk fitohet me lojtarë që luajnë mirë vetëm për 20 minuta, por me ata që bëjnë shumë gjëra për 90 minuta. Dhe që janë të përfshirë në lojë edhe pse vijnë nga pankina apo janë në tribunë. Për këtë duhet të zgjedhim djem proaktivë, të besueshëm, me entuziazëm. Kushdo që nuk i ka këto karakteristika mund të rrijë në shtëpi, nuk kemi nevojë për to. Dua një grup të shëndetshëm dhe të lë gjurmë në këto tre vjet, pastaj edhe mund të ndaloj. Ndoshta do të ndryshoj rol, sepse pas Italisë do ta kem të vështirë të bëj akoma trajnerin”, ka shtuar Spalletti për Gazzetta.

 

NDALOHET PLAYSTATION…
Pastaj tekniku foli për gjërat që duhen ndalur: “Disa lojtarë duhet të kenë besuar se Spalletti leh dhe më pas nuk ka dhëmbë për të kafshuar. Por e kanë gabim dhe tani ka disa gjëra që duhen sqaruar. Që tani e tutje, Playstation duhet ta lënë në shtëpi dhe mos i sjellin me vete. Do tia shpik unë një lojë të vogël që të mendojnë për tu rehatuar natën. Të vijnë te unë dhe u jap detyra për të bërë në mbrëmje, nëse detyrat e ditës nuk kanë mjaftuar. Sepse në kombëtare duhet të qëndrosh i përqendruar, nuk ngatërrohesh. Po përsëris sloganin All Blacks, “Asnjë kokë ka*i këtu”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top