SPAK shtyn sërish afatet hetimore për Arben Ahmetajn

Për të gjashtën herë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka komunikuar zgjatjen e afateve hetimore për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj. Ai po hetohet në lidhje me dosjen e inceneratorëve, në një fraksion të ndarë për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

Sipas organit të akuzës, kompleksiteti i veprimeve hetimore si dhe periudhat e ndryshme kohore kur dyshohet se janë kryer veprat penale kanë qenë shkak për shtyrjen e mëtejshme të hetimeve, të cilat janë zgjatur deri më 22 mars 2026.

Sipas korrespondentit të SYRI Fatjon Gjinaj, mbrojtësi ligjor i Ahmetajt, avokati Henrik Ligori, ka deklaruar se klienti i tij i ka pritur me indiferentizëm shtyrjet e njëpasnjëshme të afateve hetimore, duke theksuar se interesi kryesor i Ahmetajt mbetet zbardhja e së vërtetës dhe që organi i akuzës të ketë gjithë kohën e nevojshme për hetimet.

Në bazë të dispozitave ligjore, kjo është hera e fundit që SPAK ka mundësi të shtyjë afatet hetimore. Pas kësaj, Prokuroria duhet të vendosë nëse çështja do të dërgohet ose jo për gjykim.

Për të njëjtën çështje po hetohen edhe bashkëjetuesja aktuale e Arben Ahmetajt, si dhe ish-bashkëjetuesja e tij Albina Mançka dhe Erjola Hoxha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top