SPAK rrëzon kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për të marrë pjesë në Kuvend

Prokuroria e Posaçme ka refuzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha, për të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend. Avokatët e tij më datë 15 janar i janë drejtuar me një kërkesë prokurorëve të SPAK, për ta lejuar Berishën të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit, me argumentin se kjo është një e drejtë dhe detyrim kushtetues për të përmbushur detyrën si ligjvënës.

Njoftimi:
Personi nën hetim Sali Berisha(i përfaqësuar nga mbrojtësit e tij Sokol Mëngjesi dhe Genci Gjokutaj) ka depozituar në datën 15.01.2024 një kërkesë me anën e së cilës kërkonte lejimin e tij për të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit, në cilësinë e deputetit. Pasi janë njohur me përmbajtjen e kësaj kërkese, me vendimin e datës 18.01.2024 Prokurorët kanë vendosur mospranimin e saj.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top