SPAK mohon spekulimet për arrestimet në lidhje me inceneratorin e Tiranës

Mbrëmjen e djeshme disa media raportuan për disa masa sigurie të dhëna nga gjykata në lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës. Spekulimet kanë qenë të shumta, pavarësisht se prokurori i çështjes kishte mohuar veprimet për të cilat u spekulua.

Mëngjesin e sotëm SPAK ka reaguar me një njoftim për shtyp ku bën thirrje të ndalen spekulimet dhe konfirmon se nuk ka pasur asnjë operacion brenda natës.

“Më lejoni t’Ju infomoj lidhur me lajmet e publikuara dje në disa nga mediat:

SPAK po vijon një sërë hetimesh për të luftuar korrupsionin dhe mbrojtjen e publikut. Nuk ka pasur asnjë operacion brenda natës dhe ju kërkojmë me mirësjellje të shmangin spekulimet që mund të dëmtojnë punën tonë.

Në momentin që do të kemi njoftime për të ndarë me median padyshim do të viheni në dijeni”, thuhet në reagimin e SPAK.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top