SPAK mbyll hetimet për një fraksion të dosjes “Toyota Yaris”

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka mbyllur hetimet dhe ka marrë të pandehur Erjona Daupajn dhe Astrit Vladin, të përfshirë në një nga fraksionet e dosjes së njohur “Toyota Yaris”.

Sipas burimeve zyrtare, SPAK e ka dërguar çështjen për gjykim në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, ku gjyqtari i seancës paraprake është caktuar Paulin Cera.

Ndaj Daupajt dhe Vladit rëndon akuza për “ushtrim ndikimi të paligjshëm” dhe “korrupsion aktiv ndaj funksionarëve të drejtësisë”. Sipas organit të akuzës, të pandehurit dyshohet se kanë tentuar të ndikojnë në procese hetimore dhe vendimmarrje të organeve të drejtësisë, në kuadër të hetimeve për çështjen “Toyota Yaris”.

Të dy personat pritet të gjykohen në mungesë, pasi aktualisht ndodhen në arrati.

Dosja “Toyota Yaris” lidhet me sekuestrimin e një shume të konsiderueshme parash në portin e Durrësit disa vite më parë, çështje që ka prodhuar disa fraksione hetimore dhe procedime të ndara nga SPAK.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top