SPAK kishte kërkuar 1 vit e 6 muaj burg, GJKKO shpall të pafajshme kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur të pafajshme kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi, e cila ishte marrë e pandehur nga SPAK për akuzën e përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike. Vendimi u dha nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila arsyetoi se gjatë gjykimit nuk u provua që Bufi të kishte kryer veprën penale për të cilën akuzohej.

Majlinda Bufi u hetua dhe u gjykua në gjendje të lirë gjatë gjithë procesit. Më herët, Prokuroria e Posaçme (SPAK), në pretencën e saj, kishte kërkuar dënimin e kryebashkiakes me 1 vit e 6 muaj burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi do të zbriste në 1 vit burg, ndërsa prokuroria kishte kërkuar pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe vendosjen e saj në shërbim prove për një periudhë dyvjeçare. Megjithatë, GJKKO vendosi ta shpallë të pafajshme Majlinda Bufin, duke rrëzuar akuzën e ngritur nga SPAK.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top