SPAK kërkon gjobë 700 mijë lekë për Bardh Spahinë

Në seancën e zhvilluar në GJKKO, SPAK ka kërkuar dënimin me gjobë prej 700 mijë lekësh për deputetin e PD, Bardh Spahia.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Çështja lidhet me një vendim gjyqësor të pazbatuar nga Spahia gjatë kohës kur ai mbante detyrën e kryetarit të bashkisë. Organi i akuzës pretendon se Spahia ka penguar ekzekutimin e një vendimi të formës së prerë të gjykatës.

Prokuroria bëri të ditur se gjatë kohës kur ishte kryebashkiak, Spahia shkarkoi nga detyra drejtorin e Ujësjellësit, Mark Molla, dhe në vend të tij emëroi Arvit Bushatin.

Megjithatë, sipas SPAK, gjykata kishte vendosur rikthimin në detyrë të Mark Mollës si drejtor i Ujësjellësit. Prokuroria pretendon se ky vendim nuk u zbatua nga Spahia, duke çuar në akuzën për “pengim të ekzekutimit të vendimit gjyqësor”.

SPAK kërkoi që deputeti demokrat të shpallet fajtor dhe të dënohet me gjobë në vlerën 700 mijë lekë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top