SPAK ka dhënë pretencën për ish-kryetarin e bashkisë së Himarës, Jorgo Goro. Prokurori Ols Dado kërkoi shpalljen fajtor të ish-kryebashkiakut Goro me tre vite burg.
SPAK kërkon konfiskimin e sipërfaqeve të tokave të sekuestruara, si dhe apartamentin e Jorgo Goros të sekuestruar. Një tjetër kërkesë ishte konfiskimi edhe i 10 mijë metrave katrorë tokë, që do kalonin për investime strategjike në plazhin e Gjipesë.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbylli hetimet më 7 shkurt dhe dërgoi dosjen në GJKKO, për ish-kryetarin e bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, i akuzuar për “shpërdorim detyre” dhe mos deklarim të ardhurash. Për dy vartësit e tij, Jerasimo Basho u kërkuan 3 vite burg, ndërsa për Vezir Gjikokaj 2 vjet burg.