SPAK i kërkon ndihmë Facebook për vendndodhjen e Arben Ahmetajt

Nga arratia Arben Ahmetaj ka reaguar disa herë përmes rrjeteve sociale në rastet kur ka patur zhvillime ndaj tij. I shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale, ende nuk dihet vendndodhja e Ahmetajt.

Report Tv Raporton se Prokuroria e Posaçme i ka nisur letërporosi zyrave qendrore të kompanisë “Meta” që disponon pronësinë e disa aplikacioneve në rrjetet sociale, për të gjurmuar vendin nga ku logohet ish numri dy i qeverisë.

Brenda një viti, Shqipëria ka mesatarisht 60 kërkesa të tilla ndaj kësaj kompanie ndërsa përgjigjet kanë qenë mesatarisht në 50%.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top