SPAK drejt arrestimit të Ahmetajt/ Bardhi: Të mblidhet sot Këshilli i Mandateve

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar mbledhjen e menjëhershme të Këshillit të Mandateve, për të dhënë autorizimin për arrestimin e Arben Ahmetajt. Bardhi e quan të vonuar por të drejtë kërkesën e SPAK për arrestimin e socialistit, ndërsa thotë se afera e inceneratorëve duhet të kulmojë me arrestimin e vetë Edi Ramës.

Reagimi i Bardhit: Kërkesa për të çuar Arben Ahmetaj para drejtësisë për aferën korruptive të incineratorëve është një veprim i drejtë, por i vonuar dhe i paplotë. SPAK duhet t’i shkojë deri në fund kësaj afere, duke bërë një hetim të plotë dhe të gjithëanshëm deri tek kreu i aferës korruptive, Edi Rama. Së bashku, ata kanë kryer disa nga veprat më monstruoze të korrupsionit qeveritar në 3 dekadat e fundit.

I kërkoj kryetares së Kuvendit të mbledhë pa vonesë sot Këshillin e Mandatave. SPAK-ut i duhet dhënë menjëherë akses për kontrollin personal dhe të banesës së ish zëvendëskryeministrit.

 

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top