SPAK dhe Policia e Shtetit aksion kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave

Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndërmarrë këtë të premte një operacion për ekzekutimin e masave të sigurisë ndaj disa personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale.

Të dyshuarit hetohen për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave në vlera të mëdha, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Aksioni është ende në zhvillim, ndërsa pritet që autoritetet të publikojnë më shumë detaje mbi numrin e personave të përfshirë, masat e ekzekutuara dhe rezultatet e operacionit.

“SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po zhvillon sot një operacion për ekzekutimin e masave të sigurimit ndaj disa personave, të dyshuar për veprat penale trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash në vlera të mëdha, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Detaje më të hollësishme do të njoftohen pas përfundimit të operacionit”, njofton SPAK.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top