Sot zhvillohen zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut

Sot në Maqedoninë e Veriut mbahen zgjedhjet lokale për të zgjedhur kryetarët e komunave dhe anëtarët e këshillave komunalë në gjithsej 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në Listën e Votuesve janë regjistruar 1,832,415 qytetarë, të cilët mund të votojnë në 3,474 qendra votimi. Ata do të zgjedhin mes 309 kandidatëve për kryetar komune dhe 576 listave për këshilltarë komunalë, me gjithsej 10,490 kandidatë në garë.

Në këtë proces zgjedhor marrin pjesë:

22 parti politike

19 koalicione

119 grupe votuesish (kandidatë të pavarur)

Qyteti i Shkupit ka numrin më të madh të kandidatëve për kryetar komune, gjithsej 16.

Votimi fillon në orën 07:00 të mëngjesit dhe përfundon në orën 19:00. Nëse në atë kohë ende ka qytetarë në qendrën e votimit, atyre u lejohet të votojnë. Në rast të ndërprerjeve gjatë ditës, votimi mund të zgjatet deri në tre orë, në varësi të vendimit të autoriteteve zgjedhore.

Votimi është i fshehtë. Identifikimi i votuesve bëhet përmes dokumenteve të vlefshme (letërnjoftim ose pasaportë) dhe me pajisje për identifikim biometrik.

Votimi në grup apo në emër të të tjerëve është i ndaluar, po ashtu ndalohet mbajtja e armëve në vendvotime.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top