Sot vetëm 3 orë, por opozita po gatuan protesta që zgjasin me “ditë të tëra”

Protesta e sotme e opozitës do të zgjasë tre orë, por nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, i cili ndodhet në Milot, tha se do të ketë akte të tjera në ditët në vijim, që mund të zgjasin edhe me ditë të tëra.

“Kjo është mosbindje civile, e cila ka aktet e veta. Është një akt proteste në kuadër të mosbindjes civile. Kërkojmë qeveri teknike, për ti dhënë fund inkuizicionit politik të opozitës, për ti dhënë liri liderit të opozitës, për të sigururuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Do të ketë akte të tjera në vazhdimësi, që mund të jenë më të gjata se 3 orë, mund të jenë me ditë të tëra, për ti dhënë këtij vendi, shqiptarëve, zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Policia të zbatojë Kushtetutën, direktivat që vijnë nga Parlamenti Europian, dhe protesta e qytetarëve mund të bëhet në formën që ata zgjedhin. Ne kemi zbatuar ligjin duke njoftuar Policinë e Shtetit, e cila në anën tjetër duhet të respektojë ligjin”, tha Boçi.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top