Sot tentativa e 27-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës do të tentojë ditën e sotme për herë të 27-të të kalojë ngërçin politik dhe të konstituojë këtë institucion. Mësohet se seanca do të nisë në orën 11:00. Edhe në seancën e djeshme nuk u miratua krijimi i komisionit zgjedhor, për mbajtjen e votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit, duke bërë që prej katër muajsh ngërçi politik të vijojë njësoj.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, i ftoi subjektet politike të propozonin anëtarët e tyre për këtë komision, por propozimi nuk kaloi, duke bërë që procesi të dështojë edhe një herë. Dehari njoftoi ndërprerjen e seancës për të vazhduar më 5 qershor.

Sipas rregullores së Kuvendit, propozimi për kryetar i takon ekskluzivisht partisë fituese të zgjedhjeve, në këtë rast Lëvizjes Vetëvendosje (LVV). Kjo e fundit ka kandiduar Albulena Haxhiun për këtë post dhe ndonëse ka shprehur gatishmëri për marrëveshje politike me subjektet tjera, ka bërë të qartë se nuk do të propozojë emër tjetër.

Përveç kryetarit, për konstituimin e plotë të legjislaturës së nëntë duhet të zgjidhen edhe pesë nënkryetarët e Kuvendit. Vetëm pas përmbylljes së këtij procesi mund të procedohet me hapat e nevojshëm për formimin e Qeverisë së re. Kriza politike e pas zgjedhjeve ka ardhur si pasojë e mungesës së shumicës parlamentare nga ndonjë subjekt i vetëm dhe dështimit të deritanishëm për arritjen e një koalicioni funksional.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top