Sot seancë plenare/ Ligjvënësit pritet të diskutojnë rreth takimeve me zgjedhësit

Sot do të zhvillohet seanca plenare e radhës në Kuvend e cila pritet të nisë në orën 14:00 dhe në rend të ditës janë diskutimet mbi problematikat e evidentuara nga ligjvënësit gjatë takimeve me zgjedhësit.

Java e kaluar ishte javë e gjelbër, të cilën deputetët e Kuvendit të Shqipërisë e kanë shfrytëzuar për t’u takuar me zgjedhësit në zonat e tyre.

Byroja e Kuvendit, në hartimin e rendit të ditës, ka caktuar që seanca e sotme të zgjasë 4 orë, ku 128 minuta të jenë në dispozicion të mazhorancës, 74 minuta do të jenë në dispozicion të deputetëve të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, 12 minuta kohë do të kenë respektivisht grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim” dhe “Drejtësi dhe Integrim”.

Ndërkohë Partia e Lirisë dhe Partia Socialdemokrate do të kenë në dispozicion nga 2 minuta dhe në fund deputetët jashtë grupeve parlamentare do të kenë në dispozicion nga 4 minuta kohë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top