Do të zhvillohet sot në GJKKO seanca paraprake për dosjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, nëse do të kalojë ose jo për gjykim.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Në këtë dosje përveç Veliajt, të përfshirë janë 28 persona dhe shoqëri, përfshirë bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka.
SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen e Veliajt dhe personave të tjerë, më 10 shtator.
Veliaj akuzohet se është përfshirë në 9 raste korrupsioni, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli. Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa akuzohet për korrupsion pasiv në 9 raste, gjithashtu në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse.
Kujtojmë që Gjykata Kushtetuese me shumicë votash vendosi që të rikthejë në detyrën e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj duke rrëzuar shkarkimin e tij, si rrjedhojë solli edhe anulimin e zgjedhjeve të parakohshme për Tiranën.