Në Gjykatën e Posaçme mbahet sot seanca paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin Malltezi dhe 3 të akuzuarit e tjerë në dosjen ‘Partizani’. Seanca do të zhvillohet në orën 12:00 nga gjyqtarja paraprake Flojera Davidhi.
Pas shqyrtimit të dosjes me 333 fashikuj, tashmë gjyqtarja Davidhi pritet që të vendosë sot nëse Berisha dhe dhëndri do kalojnë për gjykim.
SPAK është duke vijuar hetimet sa i takon pasurisë ndaj ish-kryeministrit dhe rrethit të ngushtë të familjarëve të tij. Prej dhjetorit të kaluar, Berisha e Malltezi mbahen të izoluar në banesë pasi gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.