Sot seanca në Apelin e GJKKO, Veliaj kërkon lirimin nga burgu

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të rikthehet këtë të hënë, 9 qershor, në Gjykatën e Apelit të Posaçëm në një tjetër përpjekje për të ndryshuar masën e sigurisë arrest në burg. Seanca është caktuar që të zhvillohet në orën 14:00 dhe do të drejtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi.

Përmes avokatëve të tij, Veliaj ka ankimuar vendimmarrjen e 23 prillit, kur gjyqtari Erion Bani vendosi të pranojë informacionin periodik të SPAK, bashkë me vazhdimin e masës së sigurisë ndaj Veliajt.

Veliaj kërkon një masë më të butë sigurie, duke ofruar dhe vënë në dispozicion garanci pasurore pa përcaktuar një shumë duke ia lënë në vlerësim gjykatës. Më herët, Veliaj përmes avokatëve ka dërguar rekurs edhe në Gjykatën e Lartë për masën e sigurisë por ende nuk është caktuar data e shqyrtimit dhe trupa gjykuese.

Veliaj është në hetim për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, ndërsa ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top